Alan Shearer kishte bërë një parashikim për Arsenalin në gusht dhe absolutisht e "gozhdoi"

  • 29 May 2017 - 13:26
Alan Shearer kishte bërë një parashikim për Arsenalin në gusht dhe absolutisht e

Arsenali më në fund i dha arsye për të buzëqeshur fansave të vetë pasi mposhti Chelsean 2:1 në finale të FA Cup

Alan Shearer e ka dëshmuar veten si analist fantastik që prej kur u pensionua nga futbolli profesionist në vitin 2006 dhe ai përdori dijeninë e tij për të bërë një parashikim briliant..

Duke shkruar për 'Coral' pas humbjes së Arsenalit në shtëpi kundër Liverpoolit në ditën hapëse të fushatës në Premier League, Shearer shkroi: "E shikova ndeshjen Arsenal-Liverpool dhe asgjë që pash nuk ndryshoi mendjen time për Arsenalin.

"Nuk mendoj se skuadra e tyre është e fortë sa duhet. Nuk mendoj se ata do ta fitojnë ligën këtë sezon dhe mendoj se ky mund të jetë sezoni ku ata mund të përfundojnë jashtë top katërshes.

"Ata kanë periudha gjatë sezonit kur ulen dhe thonë se sa briliant kanë luajtur, por në fund me 38 ndeshje të sezonit nuk mendoj se skuadra e tyre është e fortë sa duhet."

(Kosova Sot)