FOTO / Skandali i Vllaznisë, fsheh prej 18 ditësh sekuestron e pasurive të klubit

  • 29 May 2017 - 15:20
FOTO / Skandali i Vllaznisë, fsheh prej 18 ditësh sekuestron e pasurive të klubit

Vllaznia merr një tjetër goditje të rëndë për shkak të problemeve financiare. Me urdhër të Përmbarimit, prej 18 ditësh pasurive të klubit shkodran u është bërë sekuestro si pasojë e gjyqit të humbur me kompaninë zvicerane “GEA Sport”, së cilës Vllaznia detyrohet t’i paguajë 74 mijë euro dëmshpërblim dhe gjithashtu duhet të paguajë 2600 euro shpenzime të arbitrazhit.

Urdhri i Zyrës Përmbarimore L.D.C. i është drejtuar Qendrës Kombëtare të Biznesit që më datë 11 maj. Sigurisht që vendimi ka shkuar dhe në zyrat e administratës së Vllaznisë, por duke parë se skuadra deri në javën e fundit të kampionatit rrezikoi mbijetesën në Superiore, atëherë diçka e tillë është mbajtur e fshehur.

(Kosova Sot)

permbarimi vllaznia