Vjen oferta e parë zyrtare për Ronaldon

  • 16 June 2017 - 18:30
Vjen oferta e parë zyrtare për Ronaldon

Hertha Berlin me fuqi modeste financiare, ka bërë shaka për zërat për largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi.

E përditshmja sportive portugeze, A Bola, gjatë ditës ka raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, dëshiron të largohet nga Spanja.

Thuhet se Ronaldo dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu” pasi është i indinjuar pas akuzave për evazion fiskal prej 14.5 milionë euro.

Klubi gjerman, Hertha Berlin, nuk dëshiron të humbasë kohë, që ka bërë shaka për zërat për largimin e Cristianos – duke i ofruar portugezit dashurinë e qytetit dhe tifozëve në vend të parave.

“Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi. Pare nuk kemi, por Berlini do të ju dojë. A je i interesuar Cristiano?”, ka shkruar klubi gjerman në llogarinë zyrtare në rrjetet sociale.

Hertha Berlin e kishte bërë një veprim të tillë edhe për Zlatan Ibrahimovicin, kur ai u lirua nga Manchester Unitedi. 

(Kosova Sot)