Banega 99 për qind kalon në Spanjë

  • 22 June 2017 - 14:35
Banega 99 për qind kalon në Spanjë

Ever Banega pritet që të ribashkohet me Sevillan për 9 milionë euro pasi agjenti i tij zbuloi se ai 99 për qind do të kthehet në Spanjë.

Të mërkurën 28 vjeçari ka thënë se ai e sheh Sevillan si shtëpinë e tij edhe pas largimit.

“Ever 99 për qind do të kthehet në Spanjë për një shumë mët ë vogël se sa 13 milionë euro që po flitet nëpër media”.

“Një marrëveshje tashmë është arritur”, ka thënë agjenti i lojtarit Marcelo Simonian.

Ish-mesfushori i Velancias është lidhur me kalime te Espanyoli dhe Paris Saint-Germain, por pritet që t’i ribashkohet Sevillas me efekt imediat. 

(Kosova Sot)