Zyrtare: Vokrri e Salihu me poste në UEFA (Foto)

  • 22 June 2017 - 17:32
Zyrtare: Vokrri e Salihu me poste në UEFA (Foto)

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretari Eroll Salihu, kanë marrë poste në UEFA.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi për shtyp.

Sipas këtij njoftimi, Vokrri është emëruar zëvendëskryetar i Komitetit të Futbollit dhe emërimi i tij mund të gjendet në faqen 27, ndërsa Salihu është emëruar anëtar i Komitetit ligjor të UEFA-s.

“Pas pranimit nëm  UEFA, krerët e FFK-së përkatësisht presidenti Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu emërohen në organet e dhe trupat e UEFA-s, të cilët funksionet e tyre fillojnë të i kryejnë nga 1 korriku 2017”.

“Kështu në letrën e UEFA-s. Bëhet e ditur se presidenti i FFK-së Fadil Vokrri, është emëruar zëvendëskryetar i Komitetit të Futbollit dhe emërimi i tij mund të gjendet në faqen 27, ndërsa sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu është emëruar anëtar i Komitetit ligjor të UEFA-s (shih faqen 23). Të bashkëngjitur e keni edhe letrën nga UEFA”.

 

(Kosova Sot)