A do të transferohet Shaqiri në Serie A? Konfirmohet e ardhmja e tij nga Stoke City

  • 22 June 2017 - 18:51
A do të transferohet Shaqiri në Serie A? Konfirmohet e ardhmja e tij nga Stoke City

Xherdan Shaqiri duket se nuk do të lëvizë nga Liga Premier.


Gjiganti italian Roma është tejet e interesuar për ta transferuar atë në kryeqytetin italian mirëpo duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Roma e kërkonte gjilanasin për ta zëvendësuar të larguarin Mohamed Salah që u transferua në Liverpool.

Por drejtori i Stoke City, Peter Coates ka konfirmuar se Shaqiri nuk do të lëvizë nga klubi bardh e kuq.

“Nuk ka asgjë sa i përket kësaj”, ka deklaruar Coates.

“Shaqiri u rikthye nga lëndimi në fund të stinorit dhe bëri mirë me klubin. Nuk e kemi në plan ta shesim atë”.

“Ne jemi të vendosur për ta mbajtur atë, gjithashtu edhe ai dëshiron qëndrimin. Jemi duke shpresuar se ai do ta bëjë një stinor të madh vitin e ardhshëm”, tha Coates.


Gjithsesi drejtori sportiv i Romës, Monchi ndodhet në Angli dhe do të tentojë me të gjitha mënyrat transferimin e Shaqirit.

(Kosova Sot)