Shteti i Kinës po heton marrëveshjen e blerjes së Milanit

  • 22 June 2017 - 19:11
Shteti i Kinës po heton marrëveshjen e blerjes së Milanit

Rregullatori i bankës së Kinës thuhet se ka urdhëruar një hetim mbi investimet e huaja, përfshirë edhe blerjen e Milanit.


Klubi italian u ble nga Rossoneri Sport Investment më parë këtë vit, mbështetur nga investitori kryesor kinez Yonghong Li.

Pronarët e rinj tashmë kanë treguar muskujt e tyre financiarë në tregun e transferimeve, duke nënshkruar me Mateo Musacchio, Andre Silvan, Ricardo Rodriguez dhe Franck Kessien.

Megjithatë, gazeta financiare e respektuar Financial Times raporton se huadhënësit në Kinë janë urdhëruar të kontrollojnë “rrezikun sistematik” të paraqitur nga “disa ndërmarrje të mëdha” në investimet e huaja.

Rregullatorët kinezë janë të shqetësuar nga përdorimi i metodave të financimit me rrezik të lartë, duke përfshirë lëshimin e obligacioneve me interes të lartë për investitorët.

Grupi famoz i Li kërkoi investime nga fondi amerikan i mbrojtjes Elliott Management për të bërë marrëveshjen mbi këtë blerje.

Përveç kësaj, ka shqetësime në Pekin për çmimet e larta të paguara për asetet jashtë shtetit, me frikën se huadhënësit kurrë nuk do të jenë në gjendje të rimarrin paratë e tyre.

(Kosova Sot)