Talenti brazilian i nxjerr telashe Barcelonës me Santosin

  • 22 June 2017 - 20:07
Talenti brazilian i nxjerr telashe Barcelonës me Santosin

Lucas Lima ka shprehur dëshirën për të luajtur për Barcelonën.

Mesfushori i Santosit, Lucas Lima, të mërkurën bëri të ditur se nga viti 2018 do të jetë lojtar i Barcelonës, raporton Globoesporte.

Kjo mund të nisë një betejë tjetër midis dy klubeve dhe FIFA-s, që tashmë kanë të kaluar të vështirë me rastin e Neymar.

Fox dhe ESPN raportuan se lojtari tashmë ka para kontratë me Barcelonën. Kjo ka ngjallur reagimin Santosit, që mund ta denoncojnë lojtarin, pasi nuk ka të drejtë të nënshkruajë një para kontratë me ndonjë klub deri me 1 korrik, gjashtë muaj para skadimit të kontratës me klubin aktual.

Përveç kësaj, Barcelona dhe lojtari mund të sanksionohen edhe nga FIFA.

Wagner Ribeiro ka konfirmuar për AS se lojtari është i lirë të nënshkruajë me cilindo klub vetëm pas një korrikut, pasi kontrata i skadon me 30 dhjetor.

“Kemi marrë propozime nga klube spanjolle e italiane. Do të flasim edhe më familjen dhe do të vendosim. Ai do të vazhdojë të jetë më Santosin deri në dhjetor”, tha Ribeiro.

Dy muaj më parë, Santosi i ofroi kontratë të re talenti brazilian. Me kontratën e re pesë vjeçare, Lima do të përfitonte 107 mijë euro në muaj plus bonuse, por lojtari dëshiron vetëm Barcelonën. 

(Kosova Sot)