Përveç Perisicit, Mourinho dëshiron edhe yllin tjetër të Interit

  • 22 June 2017 - 22:05
Përveç Perisicit, Mourinho dëshiron edhe yllin tjetër të Interit

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka shtuar edhe mesfushorin Marcelo Brozovic në listën e tij të blerjeve për afatin kalimtar veror.

Sipas gazetës italiane Gazzetta Dello Sport, Mourinho shpreson të marrë në ekipin e tij anësorin e Interit, Ivan Perisic para se të fillojë turneun e tyre para-sezonal në SHBA në mes të korrikut.

Interi tashmë ka hedhur poshtë një ofertë prej 35.3 milionë funtesh nga Manchester United dhe po pret për ofertën prej 44.1 milionë funteve para se ata ta lënë atë të largohet nga Giuzzeppe Meazza.

Trajneri portugez gjithashtu po synon bashkëkombësin e Perisicit, Brozovic, i cili është i lirë të shkojë drejt derës së daljes nga klubi italian.

Brozovic e Perisic janë shokë shumë të mirë edhe te kombëtarja e Kroacisë

Edhe skuadra tjetër angleze, Evertoni janë gjithashtu në kërkim të Brozovicit, ndërsa përgatiten për sezonin e ardhshëm.

Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman ka bërë një propozim prej 15.9 milionë funteve për shërbimet e kroatit, por kjo ofertë u refuzua ditë më parë nga Interi.

(Kosova Sot)