Arsenali do t’i shes nëntë lojtarë gjatë verës

  • 23 June 2017 - 22:34
Arsenali do t’i shes nëntë lojtarë gjatë verës

Arsenali është i gatshëm t’i shesë më shumë se njëmbëdhjetë lojtarë gjatë kësaj vere.

Pavarësisht faktit se Arsenali po e konsideron shitjen e nëntë lojtarëve, mediat po raportojnë se edhe Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil mund të ikin brenda afatit kalimtar të verës.

Por, Arsenali është i gatshëm të paguajë Sanchezin dhe Ozilin 280 mijë funte në javë secilin për t’i mbajtur ata në klub, transmeton Telegrafi.

Tre emrat e mëdhenj që klubi po i konsideron t’i shes janë Alex Oxlade-Chamberlain, Olivier Giroud dhe Jack Wilshere.

Raporti shton se Gunners janë gjithashtu të përgatitur t’i largojnë edhe Calum Chambers, Wojciech Szczesny, Chuba Akpom, Kieran Gibbs, Lucas Perez dhe Carl Jenkinson.

(Kosova Sot)