Enis Bardhi fantastik në evropianin U21, realizon supergol kundër Portugalisë (Video)

  • 23 June 2017 - 22:39
Enis Bardhi fantastik në evropianin U21, realizon supergol kundër Portugalisë (Video)

Enis Bardhi po vazhdon të shkëlqen në kampionatin evropian për grupmoshat e reja deri në 21 vjet.

Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë protagonist edhe në takimin e dytë të kampionatit.

Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë kundër Portugalisë, Bardhi ka realizuar një supergol duke zvogëluar disavantazhin e Maqedonisë.

Theksojmë se në barazimin me kombëtaren serbe, bardhi realizoi gol nga pika e bardhë.

Aktualisht është duke u zhvilluar pjesa e dytë e takimit, ndërsa Maqedonia ka vetëm një pikë në kampionat.

(Kosova Sot)