Shaqiri: “Roma? Jam i lumtur në Premierligë” (Foto)

  • 26 June 2017 - 14:23
Shaqiri: “Roma? Jam i lumtur në Premierligë” (Foto)

Shaqiri ka thënë se është i lumtur te Stoke City dhe nuk po e mendon largimin nga Premierliga.

Anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka përsëritur se nuk po mendon për asnjë skuadër tjetër dhe se ka ende kontratë me Stoke Cityn.

Ish anëtari i Bayern Munich e Interit kërkohet nga Roma, por 25 vjeçari thotë se momentalisht është i lumtur në Premierligë, teksa e pranoi se në të ardhmen dëshiron të luajë për një klub që garon në Ligën e Kampionëve.

“Ju dini më shumë se unë. Nuk kam dëgjuar asgjë për Romën”, iu drejtua Shaqa gazetarëve. “Unë kam kontratë të gjatë me Stoke dhe unë ndihem shumë mirë në Angli”.

“Çdo futbollist dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve. Unë dua ta bëj këtë përsëri në të ardhmen dhe të ‘luftoj’ për tituj. Por unë jam i lumtur që luaj në Angli, është ligë më e mirë në botë”, shtoi shqiptari.

“Çfarë rezervon e ardhmja? Askush nuk e di. Por për e përsërisë së unë jam shumë i lumtur në Stoke dhe kam një kontratë deri në vitin 2020”, theksoi mes tjerash Shaqiri, që e nisi karrierë në Zvicër te Basel.

Sezoni që lamë pas ishte i pafat për shqiptarin, që më shumë qëndronte në infermieri se në fushë – për shkak të lëndimeve të shpeshta që vetë lojtari nuk dinte si t’i shpjegojë.

Ai bëri vetëm 22 paraqitje në gjitha garat, duke kontribuar me katër gola, secili më i mirë se tjetri – të gjithë të shënuar jashtë zonës së portierit. 

(Kosova Sot)