E ardhmja e Matuidit varet nga lojtari

  • 26 June 2017 - 15:08
E ardhmja e Matuidit varet nga lojtari

Paris Saint-Germaini duket se do ta refuzojë ofertën e Juventusit për Blaise Matuidi.

30-vjeçari është alternativë e Bianconerëve në rast se nuk e transferojnë Steven N’Zonzin nga Sevilla.

Zonja e Vjetër ka ofruar 15 milionë euro për mesfushorin francez, porL’Equipe dhe Calciomercato.com bëjnë të ditur se PSG dëshiron të bisedojë me lojtarin për të vendosur rreth të ardhmes së tij.

Presidenti Nasser Al-Khelaifi dëshiron të dëgjojë drejtpërdrejt nga lojtari nëse dëshiron të largohet nga Parc des Princes.

Nëse Matuidi kërkon të largohet, atëherë klubi do t’i shqyrtojë ofertat. 

 (Kosova Sot)