Inzaghi i përgjigjet Shqipërisë

  • 26 June 2017 - 15:09
Inzaghi i përgjigjet Shqipërisë

Pavarësisht dëshirës së madhe të kreut të FSHF-së, ish-sulmuesi i Milanit nuk ka ndër mend të ulet në stolin e kuqezinjve

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, duhet të dorëzohet sa i përket dëshirës së tij për të pasur Filippo Inzaghi në stolinë e Kombëtares shqiptare.

Pavarësisht dëshirës së madhe të kreut të FSHF-së, ish-sulmuesi i Milanit nuk ka ndër mend të ulet në stolin e kuqezinjve.

Mediat italiane raportojnë se Inzaghi ka qenë fillimisht i interesuar, por më pas, duke parë se bisedimet mes palëve nuk janë thelluar edhe aq shumë, ai ka preferuar që të kthejë një përgjigje negative.

Raportohet se Inzaghi as nuk e ka diskutuar me Venecian këtë opsion, duke qenë i ndërgjegjshëm se mundësia e një marrëveshje me Shqipërinë ishte shumë e vogël, falë predispozitave me të cilat paraqitej FSHF-ja. 

Ndaj ai do të vazhdojë të drejtojë Venecian në Serinë B, për të synuar një tjetër edicion pozitiv si ai i kaluari ku ngjiti këtë skuadër nga Lega Pro.

Ndërkohë, FSHF i rikthehet bisedimeve me të gjithë alternativat e tjera, e ndërgjegjshme që për momentin ka djegur kartën e emrit të famshëm dhe tani duhet të kërkojë medoemos teknikun rezultativ.

(Kosova Sot)