Sevilla rivalizon Milanin për djalin e Simeones

  • 26 June 2017 - 15:57
Sevilla rivalizon Milanin për djalin e Simeones

Sevilla kërkon të ketë në dispozicion shërbimet e Giovanni Simeone.

Futbollisti i Genoas dhe njëkohësisht i biri i teknikut të Atletico Madridit, Diego Simeone, sezonin e ardhshëm mund të transferohet te klubi spanjoll.

Andaluzianët kërkojnë të përforcojnë vijën e parë të sulmit dhe emri i Giovani Simeone, shihet si një investim frutdhënës.

23-vjeçari këtë sezon ka arritur të realizojë 13 gola në 36 ndeshje me Genoan.

Pas paraqitjeve të mira, klubet italiane me në krye Milanin u hodhën në sulm për ta rrëmbyer atë, por duket se e ardhmja e talentit argjentinas do të jetë në Spanjë.

 (Kosova Sot)