Mourinho ribashkohet me lojtarin e Chelseat (Foto)

  • 26 June 2017 - 15:57
Mourinho ribashkohet me lojtarin e Chelseat (Foto)

Nemanja Matic është shumë afër transferimit në “Old Trafford”.

Goal ka bërë të ditur nga burime të sigurta se mesfushori i Monacos, Tiemoue Bakayoko, gjendet në Londër për t’i kryer testet mjekësore dhe për ta finalizuar transferimin për 35.2 milionë funte te Chelsea.

Ky trasbferim i talenti francez në “Stamford Bridge”, i hap rrugë largimit të Nemanja Matic, që ka kohë që kërkohet nga Jose Mourinho te Manchester Unitedi.

Sipas asaj që raporton The Guardian, “Djajtë e Kuq” kanë bërë gati 40 milionë funte për Maticin, që u transferua te Chelsea në vitin 2014 me kërkesë të Mourinhos, e që tani e do në “Old Trafford”.

Dy klubet tashmë kanë arritur marrëveshje për shumë e transferimit dhe Matic gjithashtu është pajtuar me kushtet e ofruar nga United.

(Kosova Sot)