Ibrahimovic zhvillon ‘ndeshjen’ e parë me shumë yje përreth vetes (Foto)

  • 26 June 2017 - 19:42
Ibrahimovic zhvillon ‘ndeshjen’ e parë me shumë yje përreth vetes (Foto)

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të bëjë hapa para drejt rikthimit në fushat e blerta.

Ai po qëndron në pushime në Ibiza, ku ka takuar disa ish-shokë të skuadrës te PSG dhe disa talentë të futbollit italian.

Ibrahimovic që ka kaluar katër sezone te PSG është takuar me dy miqtë e tij Marco Verrattin dhe Maxwellin.

Ai zhvilloi një ndeshje në plazhet e Ibizas me emra të tjerë të njohur si Zoumana Camara, ish-futbollist i PSG-së, pastaj Donato Di Campli, agjenti i  Verrattit,  dyshja e Ascoli që janë në kontratë me Juventusin, Andrea Favilli dhe Riccardo Orsolini.

Nuk mungoi as ylli argjentinas Javier Pastore që ka luajtur me Ibrën në Paris, ku edhe vazhdon të jetë.

Suedezi ende nuk ka klub zyrtarisht pasi që u largua nga Manchester United.

Ai shënoi 28 gola në 46 paraqitje duke e ndihmuar ta fitojë United në EFL Kupë dhe Ligën e Evropës.

(Kosova Sot)