​Celina te skuadra e Ligës së Dytë angleze

  • 26 June 2017 - 22:13
​Celina te skuadra e Ligës së Dytë angleze

Bersant Celina nuk do të qëndrojë në Twente ku ishte i huazuar sezonin e fundit

E ardhmja e yllit të Kosovës, Bersant Celina është larg Manchester Cityt, pasi ai nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiolas për sezonin e ri.

Celina nuk do të qëndrojë as në Twente ku ishte sezonin e kaluar.

Sipas mediave angleze, shumë skuadra të Ligës së Dytë angleze janë të interesuar për të, por më së shumti Ipswich.

Bisedimet në mes të klubeve kanë filluar dhe shumë shpejtë pritet të arrihet edhe marrëveshja.

Celina sezonin e fundit luajti në 28 ndeshje, ku shënoi 5 gola dhe dhuroi 5 asistime. 

(Kosova Sot)