Sandro shumë afër Chelseat (Foto)

  • 27 June 2017 - 11:38
Sandro shumë afër Chelseat (Foto)

Chelsea është shumë afër Alex Sandros, që po tenton ta bindë Juventusin duke ofruar 68 milionë euro.

Mbrojtësi brazilian, Alex Sandro, është synimi kryesor i kampionëve të Anglisë këtë verë, Antonio Conte dëshiron të forcojë skuadrën për Ligën e Kampionëve.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, lojtari është shumë afër transferimit në “Stamford Bridge”. Juventusi do të përfitojë 68 milionë euro nga shtija e brazilianit.

Megjithatë, “Zonja e Vjetër” është duke i bërë edhe përpjekjet e fundit për ta ndalur lojtarin në Torino, duke i ofruar kontratë të re deri në vitin 2022 me pesë milionë euro në sezon.

Gjithçka është në duar të lojtarit, pasi Giuseppe Marotta ka përsëritur se nuk do të mbajnë asnjë lojtar në Juventus pa dëshirë. 

(Kosova Sot)

(Kosova Sot0