Përforcime të mëdha të Vllaznisë së Pozheranit (Foto)

  • 28 June 2017 - 18:55
Përforcime të mëdha të Vllaznisë së Pozheranit (Foto)

KF Vllaznia e Pozheranit të mërkurën ka zyrtarizuar transferimin e tre lojtareve të rinj.

Elbasan Thaqi është transferuar nga Ferizaj, Alban Regjepi nga Drita dhe Shkumbim Salihu nga Ferizaj. Prezantimi i tyre është bërë te stadiumi i qytetit, “Ibrahim Kurteshi”.

“Shumë shpejt priten të zyrtarizohen edhe dy transferet e reja, Ardian Selimi dhe Labinot Shabani të cilët kanë arritur marrëveshje me klubin, mirëpo nuk kanë mundur të jenë të pranishëm sot gjatë publikimit të transferove”, thuhet në një njoftim të klubit.

Klubi gjithashtu ka arritur marrëveshje edhe me dyshen afrikane, Muhamed Bangura dhe Andre Kamara që pritet të jenë në Pozheran të dielën në mbrëmje.

Njëherësh, pos këtyre transferimeve, ditët në vijim pritet që të publikohen edhe dy emra të rinj.

 (Kosova Sot)