Pritja madhështore e tifozëve të Galatasarayt për Bafetimbi Gomis (Foto)

  • 28 June 2017 - 20:06
Pritja madhështore e tifozëve të Galatasarayt për Bafetimbi Gomis (Foto)

Bafetimbi Gomis e ka kompletuar transferimin e tij te Galatasaray nga Swansea City – ka bërë të ditur klubi anglez.

Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, shihet se francezit i kanë përgatitur një pritje madhështore gjatë arritjes në Stamboll.

 

Shumë tifozë e pritën Bafetimbin në Aeroportin ndërkombëtar Ataturk (Twitter/Squawka)

Tifozët e Galatas janë grumbulluar në Aeroportin ndërkombëtar Ataturk për ta pritur lojtarin e tyre të ri.

Swansea pritet të përfitojë rreth 2.5 milionë funte për 31-vjeçarin, i cili në vitin 2014 u transferua në Ligën Premir nga Lyoni si lojtar i lirë.

 

Gomis pritet t’i ndihmojë sulmit të Galatas (Twitter/Squawka)

Në sezonin e kaluar, ai ishte i huazuar te Marseille, ku shënoi 20 gola në 31 ndeshje. 

(Kosova Sot)