Interi refuzohet për Chiesan

  • 28 June 2017 - 20:39
Interi refuzohet për Chiesan

Interi ka bërë kërkesë për Federico Chiesan, mirëpo Fiorentina e ka bërë të qartë se ai nuk është në shitje.

19-vjeçari regjistroi 34 paraqitje në Serie A në sezonin e kaluar dhe shënoi katër gola.

Interi dhe Viola janë duke negociuar për Borja Valeron, ndërsa gjatë bisedimeve Nerazzurrët e kanë kërkuar edhe Chiesan – bën të ditur calciomercato.com.

Mirëpo, Fiorentina nuk dëshiron ta shesë edhe anësorin e ri, duke qenë se tashmë pritet largimi i Valeros dhe Federico Bernardeschit.

Në ndërkohë, Interi po vazhdon përpjekjet duke planifikuar që të sigurojë shërbimet e Chiesas në verën tjetër.

(Kosova Sot)