Bale vendos për të ardhmen

  • 17 July 2017 - 14:49
Bale vendos për të ardhmen

Gareth Bale mbylli sezonin më të dobët në radhët e Realit të Madridit, që kur mbërriti në kryeqytetin spanjoll katër vite më parë.

Për shkak të problemeve të shumta fizike uellsiani u aktivizua në gjysmën e ndeshjeve në La Liga dhe në 8 takime në Champions, duke shënuar në total 9 gola.

Statistika këto që nuk i shkojnë përshtat një futbollisti që deri një vit më parë rezultonte blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit.

Gjithsesi 28-vjeçari e pret me shumë optimizëm sezonin e ri, i bindur se e ka lënë pas dëmtimin në kavilje.

“Kam kaluar një sezon të vështirë. Nuk pata fat, sepse u dëmtova në kavilje, megjithatë më i rëndësishëm është fakti që fituan trofe shumë të rëndësishëm. Objektivi im është të kthehem në formën më të mirë fizike dhe të vazhdoj të luaj për Realin”.

“Pavarësisht problemeve që kam kaluar, jam shumë i lumtur këtu dhe jo më kot kam firmosur një kontratë afatgjatë. Jam i sigurtë që do të zhvillojmë një sezon të madh. Dëshira ime është të luaj e të shënoj sa më shumë gola.”

Bale i anashkaloi zërat për një interesim të mundshëm të Manchester United, duke i shpjeguar me faktin se është një lojtar britanik dhe se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me lojtarët e tjerë anglezë që kanë qenë pjesë e Realit në të kaluarën.

Ndërsa i pyetur për largimin e mundshëm të Ronaldos te “Djajtë e Kuq”, u përgjigj.

“Nuk kam asnjë pistë për atë që mund të ndodhë. Tani mësova që Lukaku ka firmosur për Manchester United. Në të vërtetë nuk e di se cfarë do të bëjë Ronaldo”, deklaroi Bale.

(Kosova Sot)