FSHF flet rreth trajnerit të ri

  • 17 July 2017 - 15:12
FSHF flet rreth trajnerit të ri

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ende nuk është marrë vendimi përfundimtar në lidhje me trajnerin e ri të kombëtares.

Institucioni qeverisës i futbollit në vend bën me dije se presidenti Duka vazhdon negociatat me kandidatët e mundshëm dhe konfirmimi zyrtar për alternativën e përzgjedhur do të jepet në orët në vijim.

“FSHF kërkon të beje me dije opinionin publik qe vazhdon intensivisht negociiatat intensive për trajnerin e ardhshëm te ekipit kombëtar te futbollit”.

“Asgjë për momentin nuk është zyrtarizuar apo konfirmuar, teksa presidenti Duka vijon negociiatat e tij me kandidatet përkatës për trajnerin e skuadrës përfaqësuese te futbollit”.

“Në orët ne vijim do te konfirmohet zyrtarisht zgjedhja e FSHF per drejtimin e bankinës kuqezi te kombëtares. Nëpërmjet kanaleve tona te komunikimit ne oret ne vazhdim do te behet publike çdo gjë. Ju faleminderit”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

(Kosova Sot)