Dy afrikanët dhe trajneri largohen nga klubi kosovar për këtë arsye

  • 17 July 2017 - 20:08
Dy afrikanët dhe trajneri largohen nga klubi kosovar për këtë arsye

Erdhën për të bërë befasi në Super Ligën e Kosovës, por u larguan pa zhvilluar as edhe një ndeshje të vetme.

Kjo gjë iu ndodhi lojtarëve afrikan, Yanne Macoungou dhe Engobo Iyenze që erdhën te ekipi i Vllaznia Pozheranit, klub ky që sivjet siguroi kualifikimin për në Vala Super Ligë për herë të parë në histori.

IndeksOnline mëson se dy lojtarët afrikan nuk kishin nënshkruar kontratë profesionale me klubin nga Komuna e Vitisë, ndërsa në marketet dhe restaurantet e Pozheranit dukeshin si “kinga” duke mos paguar asnjë cent të vetëm. Megjithatë sipas presidentit të klubit arsyeja e largimit është diku tjetër.

“Akomodimin dhe ushqimin, banimin dhe pagesën mujore e kanë pasë mbi mesataren e pagave në Kosovë. Konsideroj se e vetmja arsye e ndërprerjes së bashkëpunimit ishte malli për familjet dhe fëmijët, pasi njëri jetonte në Francë e tjetri në Gjermani dhe ne si skuadër patëm mirëkuptim për arsyetimin e tyre”, ka thënë Besim Halimi, presidenti i klubit.

Në anën tjetër trajneri Sallah Sherifi u shkarkua nga detyra vetëm pak muaj pasi inkuadroi në Super Ligë klubin e Vllaznisë.

“E vërteta e dorëheqjes së Sallah Sherifit qëndron se ishte në kundërshtim me politikat e skuadrës respektivisht vazhdimi i kontratës për Premton Mujin për të cilin bordi mendonte se me moshë 32 ,vjeçare nuk mundet me pas performanc të mirë për superlig, prandaj ka kërkuar nga bordi me liru nga detyra të cilën kërkese bordi e ka miratu duke e falënderua për kontributin e madhe që e ka dhënë për skuadrën tonë”, përfundoi Halimi.

Klubi i Vllaznisë së Pozheranit së fundi zyrtarizoi trajnerin e ri, Bekim Isufi ish-menaxheri i Dritës.

(Kosova Sot)