Tjetër fitore për BBR-n (Video)

  • 23 July 2017 - 21:45
Tjetër fitore për BBR-n (Video)

Skuadra e tre shqiptarëve, Akhmat Grozny ka shënuar edhe fitoren e dytë në sezonin e ri 2017/18.

Klubi i Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Bernard Berisha mposhti 1 me 0 ekipin e Rostovit, me golin e vetëm të shënuar nga Sadaev në minutën e 55-të.

Bekim Balaj startoi takimin, por në minutën e 46-të u largua nga loja. Ndërsa për dy shqiptarët tjerë u rezervua një vend në minutat 65-të për Roshin dhe 76-të për Berishën.

Vlen të përmendet se në fund të takimit anësori i Përfaqësueses së Kosovës, Berisha u ndëshkua me karton të verdhë.

Tani me këtë fitore ekipi i ashtuquajtur Terek tani Akhmat radhitet në pozitën e katërt me gjashtë pik

 

(Kosova Sot)