Schalke kërkon shërbimet e Valon Berishës

  • 24 July 2017 - 11:57
Schalke kërkon shërbimet e Valon Berishës

Valon Berisha është afër transferimit në kampionatin gjerman, Bundesliga.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka pasur një vit jashtëzakonisht të mirë në Austri me Red Bull Salzburgun.

Por duket se aventura e tij në kampionatin austriak do të përfundojë së shpejti.

Skuadra e madhe gjermane, Schalke 04 është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Berishës.

24-vjeçari në tri ndeshjet e para këtë edicion me Salzburgun ka shënuar tre gola duke treguar formë të lartë.

Mediat gjermane kanë raportuar se Schalke ka gati rreth tetë milionë euro për transferimin e Berishës në Bundesliga.

Ish-anëtari i skuadrës norvegjeze Viking, ka kontratë me Salzburgun deri në qershor të vitit 2020.

Interesim për të ka shprehur edhe skuadra e njohur angleze Stoke City.

(Kosova Sot)