“Nuk jemi në bisedime me Milanin për Aubameyangun”

  • 24 July 2017 - 12:05
“Nuk jemi në bisedime me Milanin për Aubameyangun”

Drejtori sportiv i Dortmundit ka mohuar bisedimet me Milanin për Aubameyangun.

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka insistuar se nuk janë në bisedime me Milanin për shitjen e sulmuesit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Milani ka kohë që është duke u interesuar për lojtarin, madje edhe Aubameyang dëshiron largimin nga Bundesliga, por tani për tani nuk ka asgjë të re në këtë drejtim.

“Aktualisht nuk jemi në negociata me askënd për shitjen e Aubameyang, nuk ka marrëveshje me asnjë ekip”, deklaroi Michael Zorc.

“Sidoqoftë ka pësuar një përmirësim të lehtë në marrëdhëniet e klubit me lojtarin”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)