Më në fund Bonucci tregon pse u largua nga Juventusi

  • 24 July 2017 - 12:07
Më në fund Bonucci tregon pse u largua nga Juventusi

Leonardo Bonucci ka zbuluar se kishte ndier se gjerat kishin filluar të shkonin keq për të në Juventus.

Ai ka shpjeguar se kjo ishte arsyeja kryesore pse ai zgjodhi të kalonte te skuadra rivale AC Milan. 

“Kur jeni pjesë e një grupi për shtatë vjet, atëherë ju lini diçka, shpresoj, të bukur brenda secilit prej ish-bashkëlojtarëve tuaj. Kam pasur shtatë vite intensive me Juventusin, gjatë të cilave kam dhënë shumë për të dhe klubi për mua,” ka thënë Bonucci.

Por, sipas qendërmbrojtësit italian kjo lidhje kishte filluar të zbehej në sezonin e fundit.

“Në këtë pjesë të fundit të sezonit, kjo lidhje filloi të zhdukej paksa në të dy palët dhe kështu u vendos që ne t’i ndajmë rrugët. Kam qenë mjaft më fat që mora ofertë nga Milani. Nga tani e tutje, do të mendoj vetëm për Milanin,” ka theksuar Bonucci.

Bonuci këto komenti i bëri në një intervistë për Milan TV.

(Kosova Sot)