City zbulon fanellat e dyta për sezonin 2017/18 (Foto)

  • 25 July 2017 - 12:10
City zbulon fanellat e dyta për sezonin 2017/18 (Foto)

Manchester City është një nga klubet më të përfolura këto ditë.

Dje (e hënë) transferoi mbrojtësin francez Benjamin Mendy nga Monaco.

Kurse sot zbuloi fanellat e dyta (mysafir) të cilat u pëlqyen menjëherë dhe kështu klubi anglez edhe një herë ishte temë e medieve.

Fanellat janë ngjyrë vjollce, ndërsa ajo e portierit e gjelbër.

Objektivi i Man Cityt këtë sezon është titulli dhe për këtë kanë shpezuar shumë, posaçërisht në fazën mbrojtëse.

(Kosova Sot)