Perez largohet nga Arsenali?

  • 25 July 2017 - 12:23
Perez largohet nga Arsenali?

Lucas Perez do të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere

Sulmuesi spanjoll, Lucas Perez, ka bërë gati valixhet. Ai pritet të largohet nga Arsenali, dhe të gjejë një klub të ri pasi nuk bën pjesë në planet e Arsen Wengerit për sezonin e ri. 

Sipas tabloidit britanik, The Sun, Perez kërkohet nga Bayer Leverkusen, Marseille dhe Deportivo La Coruna, ku kishte luajtur për disa sezone.

Perez ishte transferuar verën e kaluar në Arsenal nga skuadra e Deportivo La Corunas, por kishte dështuar t’i tregojë vlerat në Emirates. 

(Kosova Sot)