Neymar e tepron, ky është kushti për t'u transferuar në PSG (Foto)

  • 25 July 2017 - 16:13
Neymar e tepron, ky është kushti për t'u transferuar në PSG (Foto)

Neymar ka disa kushte për transferim në Paris Saint-Germain

Gazeta franceze, “Le Parisien”, shkruan se Neymar ka disa kushte për t'u transferuar në Paris Saint-Germain.

Ylli i Barcelonës thuhet se kërkon dy përforcime të mëdha nga klubi nga Parc des Princes.

Dy përforcimet e kërkuara nga Neymar janë Philippe Coutinho dhe Alexis Sanchez. Kurse, thuhet se Neymar ka kërkuar nga klubi parisien që t’ia vazhdojnë kontratën edhe Lucas Mouras.

Thuhet se Paris Saint-Germain është e gatshme të shpenzojë 222 milionë euro për transferimin e Neymarit nga Barcelona.

(Kosova Sot)