Përforcimi i Arsenalit nga Monaco kushton 50 milionë euro (FOTO)

  • 25 July 2017 - 16:35
Përforcimi i Arsenalit nga Monaco kushton 50 milionë euro (FOTO)

Arsenali do të jetë skuadra e radhës nga Premierliga që do të përforcohet nga Monaco.

‘The Sun’ shkruan se ‘Gunners’ janë pranë arritjes së marrëveshjes me Monacon për anësorin Thomas Lemar.

Kampionët e Francës deri tani ka refuzuar dy oferta për Lemarin, por oferta që së fundi i ka dërguar skuadra nga Londra, del të jetë bindëse.

Arsenali do t’i paguajë 50 milionë euro Monacos për Lemarin.

Këtë verë Monaco ka shitur edhe lojtarë tjerë në Premierligë, si Bakayoko te Chelsea, dhe Mendy e Silva te Manchester City.

Image

 

(Kosova Sot)