Neymar në Barcelona apo PSG? Ja çafër thotë Kaka

  • 25 July 2017 - 17:30
Neymar në Barcelona apo PSG? Ja çafër thotë Kaka

​Leite Kaka nuk e di se ku do të luajë Neymar sezonin e ardhshëm

E ardhmja e Neymar është shumë e paqartë, pasi interesimi të PSG-së, skuadër e cila është gati të paguajë klauzolën e tij prej 222 milionë eurosh.

Përveç kësaj, PSG do t’i ofrojë Neymarit një pagë prej 30 milionë euros, duke e bërë më të paguar se Leo Messin dhe Cristiano Ronaldo.

Rreth të ardhmes së lojtarit ka folur edhe Leite Kaka, i cili e pranoi se lojtarët e mirë të gjithë i duan, por insistoi se nuk e di se ku do të luajë Neymar sezonin e ardhshëm.

“Në këtë periudhë ët sezonit dhe kur afati kalimtar është i hapur, ka shumë spekulime. Të gjithë i duan lojtarët e mëdhenj dhe Neymar është një nga ta”, tha fillimisht Kaka për Omnisport.

“Por, kjo është një zgjedhje personale. Unë nuk e di se çfarë është në mendjen e tij, nëse po mendon se koha në Barcelonë ka përfunduar ose nëse dëshiron të largohet”, vazhdoi braziliani.

“Ajo që mund të them është se Neymar është lojtar i mirë, i jashtëzakonshëm. Ku do që të luajë, ai do të bëjë shumë mirë. I dëshiroj fat, sepse nuk është e lehtë të vendosësh për të ardhmen. Por, me ndihmën e tifozëve, babait dhe familjes, ai do të marr një vendim të mirë”. 

(Kosova Sot)