Izzy Brown huazohet nga Chelsea te Brightoni

  • 25 July 2017 - 17:42
Izzy Brown huazohet nga Chelsea te Brightoni

Brighton e ka transferuar sulmuesin Izzy Brown nga Chelsea në formë huazimi njëvjeçar.

20-vjeçari është pjesë e Bluve që nga viti 2013, mirëpo ka regjistruar vetëm një paraqitje, edhe atë si zëvendësim.

Ai ka qenë i huazuar te Vitesse Arnhem, Rotherham United dhe Huddersfield.

Është raportuar se Brown ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me Chelsean dhe pastaj i është bashkuar klubit të ri.

“Ai është një lojtar me shumë potencial dhe do të ofrojë një dimension të ri për opsionet e sulmit tonë për sezonin e ri, së bashku me sulmuesit tjerë që i kemi”, ka deklaruar trajneri i Brightonit, Chris Hughton. 

(Kosova Sot)