‘Milan është një ëndërr për mua’

  • 25 July 2017 - 17:55
 ‘Milan është një ëndërr për mua’

Lucas Biglia e pranon se kalim në Milan është si një ëndërr për të

Mesfushori argjentinas, Lucas Biglia është shumë i lumtur për kalimin e tij në Milan dhe kjo për të është si një ëndërr.

“Gjithnjë kam menduar për historinë e kësaj skuadre, për lojtarët e mëdhenj që ka pasur. Është ëndërr që jam këtu”, tha Biglia për Milan TV.

Ai po ashtu tregoi se idoli i tij është mesfushori legjendar i Real Madridit dhe Milanit, Fernando Redondo.

“Idoli im gjithnjë ka qenë Redondo, i cili ka luajtur për skuadra të mëdha, përfshirë këtu edhe Milanin. Ai ka qenë lojtar i madh”

(Kosova Sot)