"Çmenduria" e Perezit: Mbappe i vetëm kushton sa ish-galaktikët s'bashku!

  • 25 July 2017 - 18:59

Nënshkrimi potencial i Mbappes për 180 milionë euro do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, duke mposhtur Pogban për 75 milionë euro më shumë.

Sigurisht, do të jetë edhe blerja më e shtrenjtë e Florentino Perez në krye të Madridit, i cili tashmë ka thyer rekordet me nënshkrimet e Zidane, Ronaldo apo Figo.

Sulmuesi i ri francez do të lëj në arkat e Monacos vetëm shtatë milionë më pak se ajo që Real Madridi pagoi për Ronaldon dhe Bale, që përfshin një pagesë total prej 188 milionë euro.

18-vjeçari poashtu do të ketë të njejtën kosto si shuma e tre galaktikëve: Zidane, Figo dhe Ronaldo Nazario.

(Kosova Sot)