Conte ka në dispozicion 280 milionë euro për katër lojtarë

  • 25 July 2017 - 19:43
Conte ka në dispozicion 280 milionë euro për katër lojtarë

Pasi e ka rinovuar kontratën duke vendosur të vijojë me projektin e Chelseat, Antonio Conte po projekton afrimet e reja në afatin kalimtar.

Paratë (80 milionë eurot) e shpenzuara për Alvaro Moratan janë vetëm fillimi për Blutë e Londrës. Trajneri italian ka qëndruar me synimin për të mbrojtur titullin kampion, teksa kushti i parë ishte përforcimi i skuadrës, duke qenë se këtë sezon Chelsea rikthehet të luajë në Evropë pas një viti mungese.

Sipas shtypit anglez, në dispozicion të Contes janë plot 280 milionë euro për të përforcuar ekipin, ndërsa vet trajneri ka piketuar emrat që dëshiron të afrojë.

(Kosova Sot)