Pas Netos, Valencia dëshiron Rinconin

  • 26 July 2017 - 19:22
Pas Netos, Valencia dëshiron Rinconin

Pas nënshkrimit me Neton, Valencia dëshiron një tjetër lojtar nga Juventusi.

Bëhet fjalë për Tomas Rincon, mesfushorin nga Venezuela, i cili nuk po gjen hapësirë te Zonja e Vjetër.

Sipas Superdeporte.es, Juve është duke bërë të pamundurën që më këtë rast të bind skuadrën spanjolle që të lejojnë transferimin e Ezequiel Garayt.

Në rast se Valencia nuk pranon për Garayn, atëherë me shumë mundësi kampionët e Serie A do jenë kundër transferimit të Rincon.

Çmimi i Garayt është rreth 25 milionë euro.

(Kosova Sot)