Hidhet shorti për sezonin e ri të Serie A, ja kur do të zhvillohen të gjithë derbit (Foto)

  • 26 July 2017 - 20:22
Hidhet shorti për sezonin e ri të Serie A, ja kur do të zhvillohen të gjithë derbit (Foto)

Është hedhur shorti për sezonin e ri 2017/18 të Serie A

Kampioni i Italisë, Juventus do të luajë ndeshjen e parë ndaj Cagliarit në stadiumin e saj, ndërsa Milan do të luajë në udhëtim ndaj Crotone.

Inter dhe Fiorentina do të luajnë derbin e xhiros së parë në San Siro, ndërsa, Roma do të luajë në udhëtim te Atalanta, sikurse edhe Napoli të Hellas Verona.

Derbi ndërmjet Interit dhe Milanit do të zhvillohet në xhiron e tetë, ndërsa derbi tjetër në mes të Romës dhe Lazios në xhiron e 13’të.

Milan – Juventus do të takohen në xhiron e 11, ndërsa Juventus - Inter në xhiron e 16.

Java e parë e Serie A në sezonin 2017/18 do të zhvillohet me 19-20 gusht, ndërsa java e fundit me 20 maj 2018. 

(Kosova Sot)