Transferime të çmendura, ja çka mendon Mourinho

  • 26 July 2017 - 20:28
Transferime të çmendura, ja çka mendon Mourinho

Jose Mourinho është i shqetësuar me shumat e mëdha që po jepen për transferimin e lojtarëve

Merkatoja e transferimeve këto ditë është nxehur jashtë masave për shkak të ofertave marramendëse të klubeve të ndryshme për futbollistë të caktuar, siç është rasti i Real Madridit apo PSG-së në tentativat e tyre për Mbappe e Neymar.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho nuk ka ngurruar të bëjë kritikat e tij për lëvizjet e këtyre skuadrave duke thënë se situata tashmë ka dalë jashtë çdo lloj kontrolli

“Të gjithë klubet po marrin futbollistë të mirë dhe po bëjnë shumë investime”, thai Mourinho. “Disa klube po bëjnë oferta të tepruara për ta duke bërë që merkatoja e transferimeve të jetë shumë e çuditshme dhe e dalë jashtë çdo kontrolli. Por ky është realiteti”.

Duke u kthyer te skuadra e tij, Mourinho deklaroi se do t'i pëlqente që skuadra e tij të përforcohet edhe me 2 emra të rinj.

“Jam i kënaqur me skuadrën time aktuale, por do të më pëlqente të kisha edhe 2 elementë të tjerë”, tha Mourinho. “Asnjëherë nuk e kam fshehur këtë. Një mesfushor tjetër do të më jepte më shumë mundësi për të krijuar ekuilibër në skuadër, ndërsa një sulmues krahu do të rriste akoma më shumë forcën e këtij reparti. Unë dua dy lojtarë të rinj, por ndoshta do të marr vetëm 1”.

(Kosova Sot)