​Zyrtare: Caktohen datat e dy El Clasicove për Superkupën e Spanjës (Foto)

  • 26 July 2017 - 20:36
​Zyrtare: Caktohen datat e dy El Clasicove për Superkupën e Spanjës (Foto)

Federata e Futbollit të Spanjës tashëm edhe zyrtarisht ka njoftuar për datat kur do të zhvillohen dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës

Tashmë është zyrtare, Barcelona dhe Real Madridi do të takohen më 13 gusht në finalen e parë të Superkupës së Spanjës në Camp Nou.

Vetëm tre ditë më vonë, më 16 gusht do të zhvillohet ndeshja e dytë ndërmjet këtyre dy skuadrave në Santiago Bernabeu.

Këto dy skuadra luajnë në finale, pasi Barcelona triumfoi në Copa del Rey, ndërsa Real Madridi në La Liga. 

(Kosova Sot)