​Kroos i lënduar, e konfirmon sa do të mungojë (Foto)

  • 26 July 2017 - 21:45
​Kroos i lënduar, e konfirmon sa do të mungojë (Foto)

Toni Kroos ka pësuar një lëndim në stërvitje me Real Madridin

Mesfushori gjerman, Toni Kroos dje pësoi një lëndim në stërvitje, ku u detyrua të largohej nga stërvitja.

Pas testeve të kryera sot, Kroos e ka konfirmuar se lëndimi nuk është serioz, por ka thënë se i duhen disa ditë pushim.

“Asgjë serioze. Mi jepni disa ditë”, ka shkruar Kroos në Twitter.

Për shkak të këtij lëndimi, Kroos nuk do të luaj në miqësoret kundër Manchester Cityt, Barcelonës dhe yjeve të MLS, për të qenë gati për Superkupën e Evropës ndaj Manchester Unitedit më 8 gusht.

(Kosova Sot)