Juve ka bërë ofertë zyrtare për Keita Balden

  • 26 July 2017 - 23:48
Juve ka bërë ofertë zyrtare për Keita Balden

Beppe Marotta ka konfirmuar se Juventusi ka bërë ofertë për futbollistin ofensiv të Lazios, Keita Balde Diao.

Kontrata aktuale e 22-vjeçarit me klubin kryeqytetas skadon në qershor të vitit 2018 dhe lojtari nga Senegali vazhdimisht e ka refuzuar rinovimin.

“Kemi bërë një ofertë te Lotito (presidenti i Lazios) për Keitan dhe ai do ta shqyrtojë”.

“Tash do të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Marotta për Mediaset Premium.

Për Keitan kanë shprehur interesim edhe Interi, Milani, Liverpooli dhe Monaco.

(Kosova Sot)