Bonucci dhe Biglia nuk mund të luajnë në Ligën e Evropës, sepse Milani ende nuk i ka paguar ish-klubet e tyre

  • 26 July 2017 - 23:50
Bonucci dhe Biglia nuk mund të luajnë në Ligën e Evropës, sepse Milani ende nuk i ka paguar ish-klubet e tyre

Leonardo Bonucci dhe Lucas Biglia nuk janë regjistruar nga Milani, sepse pagesa nuk do të ndodhë deri më 11 gusht – ka bërë të ditur Marco Fassone.

Dy lojtarët është pritur të përfshiheshin në ndeshjen kualifikuese të Europa League kundër Craiovas në Rumani, por nuk janë në skuadrën e Rossonerëve.

Fillimisht ishte thënë se mospërfshirja ishte çështje kohe, mirëpo Il Sussidiario ka raportuar se transferimet nuk janë kompletuar ende, sepse Milani ka pasur vështirësi në qasjen ndaj obligimeve financiare. Tash edhe drejtori i kuqezinjve e ka konfirmuar këtë gjë.

“Milani dëshiron t’i sigurojë të gjithë tifozët rreth situatës së obligimeve financiare dhe ta bëjë të qartë se më 11 gusht do të ndodh depozitimi i rregullt”, ka deklaruar Fassone.

Serie A fillon më 19-20 gusht dhe dy lojtarët pritet të jenë në dispozicion të skuadrës deri në atë kohë.

Milani duhet t’i paguajë Juventusit 42 milionë euro për Bonuccin, kurse Lazios 17 milionë euro (plus bonuset) për Biglian. 

(Kosova Sot)