​De Rossi: Nëse Juve nuk e fiton titullin, e fitojmë ne

  • 27 July 2017 - 09:46
​De Rossi: Nëse Juve nuk e fiton titullin, e fitojmë ne

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, beson se skuadra e tij sezonin e ardhshëm mund ta fitojë Scudetton.

Ikona e romakëve thotë se nëse Juventusi nuk do të mund ta fitoj titullin, atëherë sipas tij, Roma do ta rrëmbejë Scudetton.

“Nëse Juventusi nuk e fiton titullin ketë sezon, atëherë duhet ta fitojmë ne”, ka thënë De Rossi.

De Rossi duket se favorizon Juventusin para Romës, por sivjet konkurrenca pritet të jetë më e fortë pas transferimeve që ka bërë Milani.

(Kosova Sot)