< Bombë nga Spanja, ish ylli i Realit kërkon të transferohet te Barcelona (Foto) - Sport - Kosova Sot
Bombė nga Spanja, ish ylli i Realit kėrkon tė transferohet te Barcelona (Foto)

Bombė nga Spanja, ish ylli i Realit kėrkon tė transferohet te Barcelona (Foto)

Mesut Ozil dëshiron të transferohet te Barcelona.

Sipas asaj që raporton “Don Balon”, ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, i ka kërkuar agjentit të tij që të kontaktojë me Barcelonën për të arritur një marrëveshje.

Ozil ende nuk e ka vazhduar kontratën me klubin londinez kur ka vetëm edhe 12 muaj në kontratën aktuale dhe dëshiron një lëvizje në “Camp Nou”.

Barcelona po kërkon transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho, por skuadra e Jurgen Kloppit ka refuzuar ta shesë deri më tani, megjithëse raportohet se klubet janë në bisedime të fshehta.

Ousmane Dembele është një tjetër opsion për të zëvendësuar Neymarin. 

(Kosova Sot)

7 orë e 12 minuta më parë