Coutinho apo Dembele? Kështu përgjigjet Valverde

  • 12 August 2017 - 20:52
Coutinho apo Dembele? Kështu përgjigjet Valverde

Coutinho dhe Dembele lidhen ngushtë me një kalim në “Camp Nou”, por për këtë ende heziton të flasë Ernesto Valverde.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk ka dashur të flasë për transferimet e mundshme të Philippe Coutinhos dhe Ousmane Dembeles, duke thënë se ata janë lojtarë të skuadrave tjera.

“Coutinho apo Dembele? Nuk di asgjë, ata janë lojtarë të skuadrave tjera, dhe unë duhet të shqetësohem për lojtarët e mi”, është përgjigjur Vaverde.

(Kosova Sot)