< Flet Morata pas debutimit me gol në Premierligë (Foto/Video) - Sport - Kosova Sot
Flet Morata pas debutimit me gol nė Premierligė (Foto/Video)

Flet Morata pas debutimit me gol nė Premierligė (Foto/Video)

Morata ka debutuar me gol në Premierligë, por nuk arriti të shpëtojë Chelsean nga humbja, pasi "Blutë e Londrës" u mposhtën 3:2 nga Burnley.

Kampioni i Premierligës, Chelsea, e ka nisur me humbje sezonin e ri pasi është mposhtur 3:2 nga Burnley midis stadiumit “Stamford Bridge”.

Në këtë ndeshje debutoi i transferuari nga Real Madridi, Alvaro Morata. Ai shënoi golin e parë për “Blutë e Londrës” para se Luiz të shënojë atë të dytë, por të pamjaftueshëm për të shpëtuar  Chelsean e Contes.

Morata i dëshpëruar me humbjen në sfidën e parë, ka qetësuar tifozët, duke thënë se “ky është vetëm fillimi”.

“Ndeshja nuk shkoi ashti siç prisnim, po ky është vetëm fillimi”, ka shkruar spanjolli në “Twitter”. 

 

 

 

(Kosova Sot)

6 orë e 43 minuta më parë