Shikoni si përgjigjet Valverde kur pyetet për transferimin e Paulinhos

  • 12 August 2017 - 23:55
Shikoni si përgjigjet Valverde kur pyetet për transferimin e Paulinhos

Valverde është përgjigjur me shaka në konferencën për media kur është pyetur për Paulinhon.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk ka dhënë informacione të reja lidhur me transferimin e mundshëm të Paulinhos, teksa ka bërë shaka në konferencën për media kur është pyetur për brazilianin.

“Kam ndjenjën se Paulinho nuk do të luajë të dielën ndaj Real Madridit”, u përgjigj Valverde.

Me këtë deklaratë, Valverde la të kuptohet se braziliani është rrugës për në “Camp Nou”, kartoni i të cilit do t’i kushtojë 40 milionë euro.

Sipas mediave spanjolle, Paulinho do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me katalunasit, derisa do të përfitojë pesë milionë euro në sezon.

(Kosova Sot)